Live

E dërgoi në nominim përball Luizit, Kiara i reagon ashpër Oltës

11:20 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Spektakli i së shtunës solli dinamika të reja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Një nga to ishte edhe mundësia e ‘artë’ që aktorja Olta Gixhari shfyrtëzojë për të dërguar në nominim tre persona.

Banorët që ajo zgjodhi që të nominonte ishin çifti Luizi dhe Kiara bashkë me Bledi Manën duke bërë kështu që të ngritën tensionet mes tyre.

Pas përfundimit të spektaklit e parë që iu është kundërvënë Oltës ishe Kiara, e cila i tha se problemin e ka me Luizi jo me mua.

“Je shumë e dashur, çfarë ke me burrin tim merru me burrin tim nëse ke guxim, po nuk ke, po merresh me një person që nuk të ka bërë asgjë e ke të gjithën me Luizin po nuk ka gjë se bota rrotullohet”, i tha Kiara-Oltës.

Shpërndaje në

U Kopjua