Një familje gjilanase po e akuzon bashkëvendësin e tyre argjendar se mashtroi familjarin e tyre me çrregullime psikike.
Në një rrëfim për emisionin, Xhevat Sadiku pretendon se Vedat Hasani ia bleu mikut të tij 16 metra katror të banesës për vetëm 5 mijë euro.
E gjithë situata ndryshoi kur ekipi i emisionit ishte në terren. Në kohën kur kameramani po xhironte shtëpinë e Mentorit, në vendndodhje kishte ardhe babai i blerësit.
Krejtësisht i nervozuar, Haki Hasani, filloi të përplaset me te gjithë palët e përfshira në rast.
Në tension të te gjithë situatës, 75-vjeçari për Kiks Kosova, dha shpjegimin për te gjithë pazarin që biri i tij, Vedati e kishte bërë me Mentorin.
Një pjesë e banesës, që ishte blerë për vetëm 5 mijë euro, Haki Hasani ka thënë se ka qenë e tij edhe para luftës.
Marrja e asaj banese ka thënë se iu bë me dhunë nga forcat serbe në atë kohë.
75-vjeçari shton se babai i Mentorit i cili kishte punuar në një fabrikë bateriash, pas lufte e kishte uzurpuar këtë banesë dhe se ky vet, Hakiu, nuk i kishte nxjerr asnjëherë problem duke e lënë të jetoj aty.
Hasani thotë se shitjen e kësaj pjese të banese e kërkoi vetë Mentori, i cili sipas tij e kishte lutur me dhjetëra herë.
I vetëdijshëm se shuma prej 5 mijë eurove nuk është e mjaftueshme, 75-vjecari thotë se aq kërkoi Mentori dhe ata aq ia dhanë.
Madje Hasani pretendon se i bëri hajër Mentorit që ia dha atë shumë parash.
Sipas tij, nëse ai do e dërgonte këtë çështje në gjykatë, Mentorit do i merrej e gjithë banesa pasi nuk posedon asnjë dokument se kjo banesë i takon baabit tëtij.
Po në atë kohë, ne vendin e ngjarjes tashmë kishte arritur edhe nusja e Haki Hasanit.
Krejt çuditërisht, bashkëshortes së Vedatit i cili kishte bërë pazar me Mentorin, po i pengonte puna e ekipit të Kiks Kosova.
Me tone të larta, ajo i drejtohet gazetares duke thënë se gjithë kjo mesele nuk ka një zgjidhje e se sipas saj, ekipi i emisionit nuk kishte pse të merrej me këtë rast.