Live

“E ke punësu aktivisten me të cilën ke bashkëjetu”, përplasen Krasniqi e Nushi

18:32 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi dhe Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate debatuan në Frontal në T7 për punën e Qeverisë dy vjet nga fitorja e partisë së Albin Kurtit.

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi tha se LVV-ja e ka kapur pothuajse çdo institucion e ndërmarrje publike, ndërsa Krasniqi tha se kjo parti “është ndërtuar me familjarë”.

“Lëvizja Vetëvendosje në themelet e saj është ndërtuar me familjarë. Noli e di që ne kështu e kemi kriju Vetëvendosjen”, tha Krasniqi.
Nushi tha se Krasniqi “ka zero peshë në LVV” dhe i tha atij se “je i parëndësishëm”.

“Ku është kapja?”, e pyeti Krasniqi – Nushin, teksa po flisnin për punësimet partiake.

“Prej kur udhëhiqet sot PTK-ja? Kush është shefi i PTK-së, Telekomit?”, ia ktheu anëtari i PSD-së.
Më pas Krasniqi e akuzoi Nushin se dikur e kishte punësuar një aktiviste.

“E ke punësuar aktivisten që ke bashkëjetu me të”, i tha Krasniqi.

Nushi tha se debatin po e lëshojnë në personale dhe i tha Krasniqit se atij nuk i besojnë në LVV.
“S’të punësojnë ty se nuk të besojnë. Ti s’je i aftë as për me kapë ndërmarrje”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...