Live

E keni ditur se të ftohtit si bënë aspak mirë lëkurës

14:53 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Mos u gënjeni nga dielli që ngroh njësoj si të ishte shtator. dhjetori thuajse erdhi dhe as që do ta kuptoni sesi u ftoh derisa ta shihni veten me xhupat dhe shallin më të trashë që keni. Ndikimi i erërave dhe lagështira: asnjëra nuk është miqësore me lëkurën tonë.

Duhet filluar mbrojtja e duarve më herët duke parandaluar tharjen dhe plasaritjen e tyre, është më e lehtë se ti kurosh ato. Vishni dorashka sapo moti ftohet pak.

ftohti

Mos i largoni syzet, dimri mund të jetë shumë i shndritshëm sidomos kur dielli reflekton në borë. Mbajini syzet për të mbrojtur vetë sytë dhe zonën përreth tyre. Dielli mund të shkaktojë edhe njolla e deri kancer të lëkurës.

Në këtë stinë të vitit është më mirë të mbani gjithmonë me vete një balsam për buzët. Duhet të konsideroni një produkt cilësor në mënyrë që t’ju mbrojë dhe nga dielli. Është e rëndësishme për të pasur mbrojtje të lartë dhe për të bllokuar rrezet e diellit që në dimër mund të jenë të rrezikshme.

Shpërndaje në

U Kopjua