Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar sot në fillim të javës së pavarësisë se këtë vit do të vendoset në zemër të Kryeqytetit shtatorja e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Nëpërmjet një videoje, kreu i PDK-së, bashkë me kryetarin e asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri, kanë bë të ditur faktin se tashmë është vendosur për këtë shtatore për komandantin e UÇK-së.
“Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit. Bac, mezi po presim!”, tha Krasniqi.
Më poshtë mund të ndiqni videon e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi: