Është ngacmuar seksualisht një vajzë në Mitrovicë.
Ngacmuesi është identifikuar dhe arrestuar.
Ngjarja kishte ndodhur më 30 maj të këtij viti dhe tash është identifikuar si rast.
Raporti i plotë i Policisë:
Mitrovicë 30.05.2022 – 16:00. Në lidhje me rastin pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.