Live

E pazakontë në Kuvendin e Kosovës, seanca vazhdon sonte në ora 22:00

16:55 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka patur një kërkesë të pazakontë për mbajtjen e një seance në orën 22:00

Ai ka thënë se duhet të lirohet nga obligimet në kuvend në orën 16:00, por ka propozuar që të rikthehet sërish në debat parlamentar sot në orën 22:00 të mbrëmjes.

“Unë e kam një propozim: nëse e konsideroni shumë të rëndësishme unë mund të vi kur të lirohem. Në ora 22 mund të vi sonte dhe deri në ora 7 në mëngjes kur e kam takimin e parë diskutojmë”, ka deklaruar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte e para që pranoi, pas saj edhe Partia Demokratike e Kosovës por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Seanca e Kuvendit të Kosovës sonte do të vazhdojë në ora 22:00.

Shpërndaje në

U Kopjua