Live

E pranon se kishte fotografuar votën, dënohet me kusht

15:15 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Gjakovë, të martën, e ka dënuar me 120 ditë burgim me kusht të akuzuarin për cenim të fshehtësisë së votimit, Enver Llukaci.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Mentor Bajraktari, dënimi me burgim ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 18 nëntor të këtij viti, i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 30 tetor 2019, Enver Llukaci po ngarkohet me veprën penale “cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Llukaci më 6 tetor 2019, rreth orës 10:00, në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë, derisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, ka cenuar fshehtësinë e votimit, në atë mënyrë që i akuzuari Llukaci është vërejtur nga vëzhguesit e qendrës së votimit duke e fotografuar fletëvotimin e tij me telefon.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...