Live

E rrahu ish bashkëshorten derisa e la pa vetëdije, gjakovari dënohet me 8 vjet burgim

11:55 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues me 8 vjet burgim ndaj në pandehurit Sh.P, i cili akuzohej për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në komunikatë, Gjykata njofton se i pandehuri Sh. P., akuzohet se “më datë 19 dhjetor 2021 rreth orës 19:00, në rrugën “…….. …..” në Gjakovë, duke përdorur mjetin e fortë i ka shkaktuar lëndime te renda trupore ish bashkëshortes e tij të dëmtuarës A. A., në atë mënyrë që pas një zënke i pandehuri në shenjë nervoze e kap për fyti e gjuan për dysheme deri sa të dëmtuarës fillon ti humbë vetëdija, për një moment kur fillon të kthjellet e njëjta ngritët dhe mundohet të ikë, por i pandehuri arrin ta kapë për flokë dhe merr një tavolinë druri e godet në kokë dhe pjesë tjera të trupit deri sa e dëmtuara mbetet e shtrirë për dysheme pa ndjenja dhe tërësisht e gjakosur, e më pas nga ambulanca e dëmtuara dërgohet fillimisht në spitalin ‘Isa Grezda‘ në Gjakovë e nga spitali për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë”.

Komunikata e plotë:

8 vjet burgim ndaj të pandehurit Sh. P., për lëndim të rëndë trupor

Gjakovë, 02 mars 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh. P., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Lëndimi i rëndë trupor”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet.

I pandehuri Sh. P., akuzohet se “më datë 19 dhjetor 2021 rreth orës 19:00, në rrugën “…….. …..” në Gjakovë, duke përdorur mjetin e fortë i ka shkaktuar lëndime te renda trupore ish bashkëshortes e tij të dëmtuarës A. A., në atë mënyrë që pas një zënke i pandehuri në shenjë nervoze e kap për fyti e gjuan për dysheme deri sa të dëmtuarës fillon ti humbë vetëdija, për një moment kur fillon të kthjellet e njëjta ngritët dhe mundohet të ikë, por i pandehuri arrin ta kapë për flokë dhe merr një tavolinë druri e godet në kokë dhe pjesë tjera të trupit deri sa e dëmtuara mbetet e shtrirë për dysheme pa ndjenja dhe tërësisht e gjakosur, e më pas nga ambulanca e dëmtuara dërgohet fillimisht në spitalin ‘Isa Grezda‘ në Gjakovë e nga spitali për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Shpërndaje në

U Kopjua