Live

E shtuna e 47-të e protestave kundër Vuçiqit – përmendet edhe Kosova

23:57 / 26 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kjo është motoja kryesore e protestave në Beograd kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net.

Çdo të shtunë, protestuesit mblidhen tek objektet dhe sheshet më të rëndësishme të kryeqytetit serb për ta nisur protestën e cila vijon për rreth dy orë.

Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Aleksander Vuçiq nga posti i presidentit.

Jo rrallë herë, në këto tubime Vuçiqit i përmendet edhe Kosova, si çështje në të cilën administrata e tij ka dështuar.

Këtë të shtunë, në rrugët e Beogradit u mbushën për të 47-tën herë rradhazi, me thirrje e brohoritje kundër Vuçiqit, e pro dorëheqjes së tij.

Pjesëmarrës në këto protesta janë njerëz të kulturës e artit, politikës si dhe qytetarë të cilët janë të pakënaqur me punën e deritashme të Vuçiq.

Protesta e 47-të e cila u zhvillua sonte përfundoi e qetë, mirëpo jo gjithëherë ishte kështu.

Gjatë verës, këto protesta kishin ditur të jenë shumë të dhunshme, ku kishte pasur përplasje të ashpra të protestuesve dhe policisë.

Zakonisht, secila protestë që zhvillohet në kryeqytetin serb, i referohet aktualitetit, ndërkaq që shpeshherë janë përmendur edhe zhvillimet në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...