Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.S për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.10.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019.
Derisa zyrtari policor ishte duke parkuar automjetin e tij i pandehuri fillon ta ofendojë me fjalë të ndryshme.
Kur personi zyrtar S.J i kishte thënë “eja me mua në stacionin policor” i pandehuri e ka sulmuar fizikisht duke e kapur për uniformën policore dhe ia hedh kravatën në tokë. Aty kanë ndërhyrë dy kolegët e të dëmtuarit dhe e kanë parandaluar sulmin e mëtejmë.