Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi. deklaron se presidenti rus, Vladimir Putin ka ndërhyrë në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke synuar ta largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina.
Ai ka thënë se një qendër ruse me emrin zyrtar “Qendra Humanitare”, që vepron në Serbi, ka furnizuar persona paramilitarë për ta sulmuar Kosovën gjatë natës.
Bislimi për Times Radio tha se Rusia ka tendencë ta devijojë ose shpërqendrojë fokusin nga Ukraina duke hapur zona të reja konflikti.
“Ka prova të regjistruara se njerëzit në grupe paraushtarake po përkrahen nga një qendër humanitare ruse. Kështu që mendoj se askush nuk po e mohon prezencën dhe ndikimin e Rusisë”, ka thënë Bislimi.
“Dhe, nëse ka më shumë detaje për të kuptuar se sa lehtë Rusia mund ta përdorë këtë për konflikte, tregojnë sulmet e fundit të këtyre trupave në Kosovë që filluan gjatë natës, me njerëz të stërdehur brenda barrikadave, sepse ata po furnizohet me sasi të mëdha të alkoolit, mjete financiare dhe të gjitha këto përmes “Qendrës Humanitare“, ka thënë Bislimi, raporton portali britanik “Express”.