Live

E xhiruan duke e rrahur me grushte e shqelma, policia identifikon 4 djem të dyshuar për rastin e djeshëm në Klinë

09:08 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar një video që raportohet se shfaq një ngjarje të ndodhur në komunën e Klinës.

Policia sot ka njoftuar se ka arrestuar katër persona nën dyshimin për “Lëndim të lehtë trupor”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datë 17.01.2023, rreth orës 15:00, ka vërejtur se është publikuar një video incizim në një portal, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur në zonën e përgjegjësisë Klinë”.

Shpërndaje në

U Kopjua