Ecja për 11 minuta çdo ditë mund të ulë rrezikun nga vdekja e hershme
Sipas shkencëtareve ecja çdo ditë, nga 11 minuta është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e vdekjes në rini.
Shkencëtarët thonë se një shëtitje e përditshme për në dyqan, mund të jetë çelësi për të jetuar më gjatë.
Vetëm 11 minuta ecje e shpejtë çdo ditë e shkurton rrezikun e një vdekjeje të parakohshme me 23 për qind.
Një studim i Universitetit të Kembrixhit zbuloi se një në dhjetë njerëz do të jetonin më gjatë po ta aplikonin këtë.
Ecja prej 11 minutave thuhet se është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose të kancerit.
Autorja e studimit, Soren Brage, ka thënë se “të bësh ndonjë aktivitet fizik është më mirë se të mos bësh asnjë gjë”.
Gjatë realizmit të këtij studimi janë përdorur të dhëna nga 196 studime që përfshinin më shumë se 30 milionë njerëz.
Shkencëtarët gjetën se vetëm një në tre njerëz realizonin 150 minuta aktivitete fizike gjatë javës.
Sipas tyre rezultatet treguan se një mesatare prej 75 minutash aktivitet fizik në javë, zvogëloi rrezikun nga kanceri me shtatë për qind dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 17 për qind, krahasuar me njerëzit joaktivë.
Ecja thuhet se ndikon në rritjen e qarkullimin të gjakut në zemër dhe në tru dhe zvogëlon sheqerin dhe yndyrën në gjak e gjithashtu redukton dhjamosjen. / The Sun