Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, duket se po ashtu ka marrë ftesë për tubimin e 31 janarit në Ambasadën e ShBA-ve ku do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Po, në cilësinë e zv.kryeministres është ftuar kryetarja e Listës Guxo. Sa i përket pjesëmarrjes mund ta them se do të jemi të përfaqësuar,”- ishte shprehur deputetja e Guxo dhe grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci.
Kujtojmë se kryeministri Kurti është shprehur se nuk ka marrë ftesë për këtë takim.
Ftesa për Gërvallën erdhi vetëm disa ditë pasi ajo deklaroi se propozimi për Asociacionin kishte vdekur dhe nuk mund të ringjallej.