Live

Edhe Mozzik ka disa fjalë për Kadri Veselin

10:08 / 08 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Reperi Mozzik përkrahë Kadri Veselin pasi ai ka treguar se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Të enjten, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ai është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë dhe se ai do të intervistohet më katër dhjetor të këtij viti.

E ndër reagimet e shumta ishte edhe ai i reperit Mozzik.

Reperi i njohur ka postuar në Instagram fotografi të Veselit, një nga ditët e sotme e një nga koha kur ishte pjesë e UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

Mozzik shkruan: “Shko e u kthefsh faqebardhë! UÇK shkruhet, Liri lexohet!”

Shpërndaje në

U Kopjua