Live

“Edhe na duhet me hongër, edhe na duhet me punu”, aktori kosovar tregon për sfidat gjatë karrierës

20:48 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori kosovar, Fisnik Ademi. Ai rrëfen sfidat gjatë rrugëtimit 19 vjeçar si aktor. Trgon se sa vlen arti në Kosovë dhe se çfarë ndikimi ka në shoqëri.

Aktori Ademi thotë se jo vetëm aktrimi, por as profesionet që i kemi nuk është që vlerësohen sa duhet në vendin tonë. Andaj janë edhe të detyruar në njëfarë forme që të punojnë si artista të pavarur.

“Si aktor natyrisht që si gjithë profesionet që i kemi në Kosovë nuk është që vlerësohen shumë. Ne jemi pak më specifik sepse jo të gjithë janë artistë ose të gjithë janë aktorë, ka edhe shumë mjekë, por ka edhe shumë financier, ekonomistë, jurist, por aktorë ka pak. Kështu që e meritojnë një vend diku të posaqëm, por mëgjithatë nuk është që vlerësohet shumë. Nuk është që lypin ndonjë vlerësim special ose ndonjë tretman special”, tha ai.

Andaj Ademi pohoi se janë edhe të detyruar në njëfarë forme që të punojnë si artista të pavarur në menyrë që të mbijetojnë.

“Megjithatë krejt çka dojmë është një trajtim pak më të mirë në aspektin financiar sepse edhe na duhet me hangër edhe na duhet me punu. Por megjithatë si artistë të pavarur ne punojmë pak ma shumë edhe po besoj që fund të ditës ja dalim vet edhe me prodhu po edhe me bo role të mira, dhe të njëjtën kohë me u pelqy para publikut”, pohoi ai. /Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua