Live

Edhe në Gjilan rrahje për pronë, tre familjarë të arrestuar

09:29 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Tre burra, familjarë në mes veti, janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, njofton policia.

Ndërkohë, rast i ngjashëm ndodhi edhe në Kamenicë, ku katër persona, po ashtu familjarë në mes vete, u arrestuan pasi janë përleshur fizikisht mes vete për çështje pronësore.

Shpërndaje në

U Kopjua