Live

Edhe një grua shtatzënë dhe burri i saj mbetën të lënduar nga aksidenti në Ferizaj

22:27 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Përveç katër të rinjve që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, të lënduar në gjendje të rëndë kanë mbetur edhe një çift bashkëshortor nga Kaçaniku.

Gruaja raportohet se është shtatzënë, dhe në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Po ashtu në gjendje të rëndë, është dërguar edhe burri i saj.

Shpërndaje në

U Kopjua