Luksemburgu është shteti i rradhës që ka vendosur të legalizojë kanabisin.
Është ministri i Shëndetësisë, Etienne Schneider, që kërkon legalizimin e kanabisit duke cituar kryesisht arsye shëndetësore, por edhe për të luftuar trafikantët që përfitojnë të fusin droga të rrezikshme.
Parashikon që Luksemburgu të legalizojë të gjithë tregun e kanabisit, që nga dhënia e licencave dhe deri te konsumimi. Parashikohen disa rregulla strikte, si ndalimi i konsumimit për personat nën 18 vjeç apo shitja e kanabisit për turistët, për të shmangur në këtë mënyrë “turizmin e kanabisit”.
Nëse vendimi miratohet, Luksemburgu do i bashkohet Kanadasë, Uruguajit dhe 11 shteteve të SHBA-së ku tregu i kanabisit është i legalizuar.