Sheshi i Shën Markut në Venedik është përmbysur sërish sot dhe është mbyllur për qytetarët, pasi ky qytet është goditur nga moti i ligë dhe të reshurat e shiut ku niveli i ujit deri më tani ka arritur në 150 centimetra, që po konsiderohet si më i larti që ndonjëherë është regjistruar.
Kryetari i Venedikut, Luigi Brunaro, vlerëson se dëmet nga përmbysjet në këtë qytet nga e premtja kanë arritur vlerën e mbi një miliard dollarëve, transmeton Telegrafi.
Por pavarësisht situatës kaotike, turistët vazhdojnë në numër të madh ta vizitojnë Venedikun, të fotografohen dhe të bëjnë “shoping”, sikur niveli i ujit të mos ishte deri në gjunjët e tyre.
Në fotografitë e publikuara më poshtë mund të shihni dyqanet dhe objektet tjera afariste të mbuluara me ujë, derisa në to shihen edhe turistët që nuk hezitojnë të pinë kafe dhe të blejnë gjësende.
Kujtojmë që sheshi i Shën Markut është mbyllur sërish, vetëm një ditë pasi turistëve dhe banorëve të Venedikut u është lejuar rikthimi në të. /Telegrafi/