Live

Edhe pse të ndarë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha bëjnë këto gjeste të bukura publikisht për njëri-tjetrin! [FOTO]

22:10 / 23 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një nga dyshet më të komentuara në rrjet, kjo dhe për shkak të raportit të tyre fill pas ndarjes. Disa muaj më parë Berisha pohoi se dy njerëz nuk mund të qëndronin bashkë nëse midis tyre kishte mbaruar dashuria, ndërsa deklaratat në vijim i kanë ngatërruar edhe më shumë ndjekësit për një rikthim të mundshëm të tyre.

Pavarësisht këtij raporti, duket se Nora dhe Robert vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin artistikisht. Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa video nga kënga më e fundit e Istrefit në bashkëpunim me reperin e njohur, Gjiko me këngën e titulluar ‘Anna’.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve, të cilët kanë spekuluar herë pas here se Roberti dhe Nora do të rikthehen sërish bashkë. Pavarësisht këtij fakti, në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin ‘Ftesë në 5’, Berisha pohoi se nuk jeton më në të njëjtin vend me Norën, por në të ardhmen mund të jenë sërish bashkë.

gjik.jpg
Screenshot_6-9.jpg

Shpërndaje në

U Kopjua