Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot ka arritur plot 15 ndeshje pa humbje, duke u bërë kështu ekipi më i suksesshëm në Evropë sa i përket kësaj ecurie. Dardanët sot kanë mposhtur Republikën Çeke me rezultat 2-1 në kuadër të eliminatoreve për EURO2020. Atmosfera në Fadil Vokrri ka qenë impozante.
E kësaj manie të futbollit nuk i kanë shpëtuar edhe shumë perzonazhe të showbizit. Madje disa prej tyre ishin edhe prezentë në stadium.
Përmes instagramit aktori Fatmir Spahiu ka treguar se ka qenë në stadium për të përcjellë ndeshjen bashkë me fëmijët e tij. Aty ka qenë edhe këngëtari Meda e ish e dashura e Majk, Majlinda Zeka.
Ndërsa aktorja Jonida Vokshi ka përcjellë ndesjen me të dashurin Besnik Krapi, me të cilin do të martohet shumë shpejt. “Mu cmend burri para dasme” , shkroi Jonida në fotografinë e publikuar.
E ndeshjen e ka ndjekur edhe ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri. Ai në foton e publikuar në instastory, shihet se është rehatuar duke shikuar Kosovën.
Shumë personazhe tjerë të njohur kanë uruar përfaqësuesen përmes instagramit.