Live

Edi Rama e quan fenomen unikal Dritan Abazoviqin, nderohet me titullin “Honoris Causa” në Tiranë

21:22 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është nderuar me titullin “Honoris Causa” në Tiranë.

Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur fenomen unikal kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq.

“Kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit Doctor Honoris Causa, kryeministrit Dritan Abazoviç dhe privilegj mundësia për të thënë disa fjalë rreth librit të tij, “Kritika e Etikës Globale”, i cili është një pasqyrë e dobishme për të kuptuar rrënjët e një fenomeni unikal politik si themeluesi i lëvizjes URA. Urime të përzemërta, me admirim”.

Shpërndaje në

U Kopjua