Teksa projekti i Portit të Durrësit është kthyer në debatin kryesor mes qeverisë dhe opozitës, pasi kjo e fundit e cilëson si një aferë korruptive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e djeshme përmes një postimi në Twitter deklaroi se kjo që po ndodh në Durrës, ka ndodhur më parë edhe në Zagreb.
Sipas tij, “Eagle Hills”, kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, është mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”.
Por siç u raportua në media, projekti është anulur.
Ditën e sotme, përmes një postimi në Twtter, kryeministri Rama ka kërkuar falje dhe pranon se postimi i tij i gabuar nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishte bërë një kontroll të thjeshtë në media.
“Postimi i djeshëm mbi ‘Manhatanin e Zagrebit’ nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje”, shkroi sot Rama. /abcnews
FOTO: