Live

Edi Rama kujton fjalët e Biden për Thaçin: George Washington i Kosovës

15:23 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë lajmin e “Reuters” ku njoftohet se pritet të fillojë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Rama në llogarinë e tij në Twitter ka shtruar një pyetje, duke thënë se “a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e udhëheqin popullin drejt lirisë?”.

Ai tutje ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden për ish-presidentin Thaçi.

“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua