Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), ka ngritur alarmin për kërcënimet në rritje që rrethojnë gazetarët dhe punonjësit e medias që raportojnë për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës nga veriu i Kosovës.
6 sulme ndaj gazetarëve kanë ndodhur në dhjetor në veri. EFJ përmes një postimi në Twitter i bashkohet Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë duke kërkuar nga autoritetet kompetente, duke përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, KFOR-in dhe policinë, që të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e gazetarëve që raportojnë në terren.