Live

eKosova tani mund të merret si aplikacion në iOS e Android

17:27 / 18 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

eKosova tani mund të merret si aplikacion edhe në iOS e Android ka bërë me dije kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se eKosova ka mbi 220 shërbime elektronike.

“Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, eKosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset.

Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë!” – ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua