Live

Ekskluzive: Dardan Sejdiu dhe Isak Rakovica kërcënojnë punëtorët e ‘Hortikulturës’

10:29 / 28 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kryeshefi i kompanisë “Hortikultura”, Isak Rakovica bashkë me Dardan Sejdiun nënkryetarin e Komunës së Prishtinës nga radhët e PSD-së, parti kjo që qeverisë me kryeqytetin si dhe zyrtarë tjerë të koalicionit AAK-PSD, sipas burimeve të Kosova.Live gjatë mëngjesit së ditës së djeshme rreth orës 09:00, kanë vizituar punëtorët e kësaj kompanie duke i kërcënuar ata për ta votuar koalicionin AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kujtojmë se kërcënimet dhe shantazhet ndaj punëtorëve ditëve të fundit janë shtuar dukshëm.

Ndërkaq, vitin e kaluar Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur shumë parregullsi në ndërmarrjen komunale të Prishtinës “Hortikultura”.

Shpërndaje në

U Kopjua