Live

Ekspertët: Njerëzit që kanë zë më të ulët, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni

11:51 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ekspertët së fundmi kanë zbuluar se njerëzit që kanë zë më të ulët, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni.

Studiuesit gjermanë dolën në një përfundim se njerëzit që flasin me zë të lartë, kanë shumë gjasa që të jetojnë të lumtur.

Statistikat nga Zyra angleze e Statistikave Kombëtare zbuluan se shkalla e depresionit tek personat e moshës mbi 16-vjeçare, është më e lartë pas pandemisë COVID-19, shkruan The Sun.

Në studimin e publikuar në “Journal of Voice”, ekipi analizoi zërat e mbi 2 mijë njerëzve të moshës 19-80 vjeçare, për të parë se çfarë tregon zëri i tyre për mirëqenien e tyre fizike dhe mendore.

Studiuesit zbuluan se zëri mund të jetë një tregues i fortë i shëndetit mendor, me ata që zërat e tyre janë më të ulët dhe kanë më shumë gjasa të jenë të pakënaqur.

Megjithatë, ata zbuluan gjithashtu se zëri i dikujt tregon pak edhe për shëndetin e tyre fizik.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...