Ekspertët shëndetësorë kanë zbuluar se meshkujt që konsumojnë disa pije të caktuara mund të kenë një rrezik më të lartë të rënies së flokëve.
Mjekët thanë se rënia e flokëve është 30 për qind më e zakonshme tek meshkujt që pijnë rregullisht pije energjike dhe çaj me shumë sheqer.
Por, sipas tyre, në rrezik për rënie të flokëve janë edhe ata meshkuj që konsumojnë çfarëdo pije të gazuar, shkruan The Sun.
Ekspertët kanë deklaruar më parë se një dietë e shëndetshme është çelësi për flokë të shëndosha dhe parandalimin e rënies së tyre.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli ka theksuar se është normale të bien flokët, duke shtuar se mund të humbasim nga 50 deri në 100 fije në ditë pa e vënë re.
Sipas tyre, në shumicën e rasteve, rënia e flokëve nuk është asgjë për t’u shqetësuar, por ndonjëherë edhe mund të jetë një shenjë e një gjendjeje mjekësore.