Eksperti i sigurisë Drizan Shala është shprehur se nuk beson se do të ketë marrëveshje përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se është presidenti serb Aleksandër Vuçiç që kërkon shtyrjen e marrëveshjes në mënyrë që të fitojë kohë pasi kjo është në interes të tij.
“BE po tenton që të bindë Vuçiç që të tërhiqet nga mbështetja publike që mund t’i bëjë Putin dhe interesave të tij. Gjithsesi Vuçiç nuk do të mbështesë një politikë integruese evropiane me të drejta të barabarta. Ka elemente që mbase nuk do të ketë fare marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç po kërkon që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të shtyhet me çdo kusht në vitin 2024 sepse ai do të fitojë më shumë kohë dhe kjo është në interes të tij”- tha ai.