Dje para oborrit të Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë gruaja shtatzënë. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai thotë se kjo ngjarje na dëshmoi se sistemi në Kosovë është kolaps.
Siç thotë Shala, “kemi katër ministri që kanë dështuar në nivel politik”.
Shkrimi i plotë:
Për ngjarjen brenda ShSKUK çka na dëshmojë
1 ore e 30 minuta përafesisht ka qendruar tani e ndjera shtrit dhe askush nga mjeket nuk kanë marr veprim me ja shpetu jeten foshnjes !
Dmth sistemi në Kosovë është kollaps
-Mjeksia shkojë në humëner , absurditet duhet me u thirr Urgjenca për me intervenu brenda ShSKUK
– Policia me U.D dhe sipas raportimeve ka dështuar dhe duhet me u shkarku / dhanë dorëheqje edhe U.D
– Gjykata fajtor që se ka mbikqyrë zbatimin e vendimit të saj për mbrojtje që ka shqiptu për viktimen.
– Qendra për punë sociale në Lipjanë dështim total.
Pra :
Ministria e MPB – Dorëhqje e Ministrit aktor i filmave Hollywood – Xhelal Sveçla
Ministria e Drejtësisë – Dorëhqje e Ministres e cila është “Narcissistic”
Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve ( ish Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ) ketu skem çka ti shtojmë as më shum e as më pak se ky “kontabilisti” të shkojë në shtepi .
Ministria e Shëndetësisë – U.D i kësaj Ministria në shtepi apo Kryeministri të vetë shkarkohet me që është në poziten e “Udhëheqit” të kesaj ministrie
Pra ketu kemi katër ministri që kanë dështuar në nivel politik.