Mediat turke shkruajnë se eksperti Okan Tüysüz ka paralajmëruar për tërmetin me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter, me qendër në Kahramanmaraş.
Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ( AFAD ), një tërmet me magnitudë 7.7 ballë është regjistruar në orën 04:17 të ditës së djeshme në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş, ndërsa në orën 13.24, një tërmet i dytë me magnitudë 7.6 ka ndodhur në rrethin e Elbistanit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 7 kilometrash nga toka dhe është ndjerë në shumë qytete, ndërsa ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.
Okan Tüysüz, në CNN TÜRK , ndau informacion të kujdesshëm në lidhje me ndikimin e dy tërmeteve të mëdha në Kahramanmaraş, duke thënë se këto tërmeti nuk mendohet se mund të shkatojnë një tërmt në Stamboll, duke iu referuar një informacioni që po qarkullon në media e rrjete sociale.
“Prej 510 vitesh nuk ka tërmet në Pazarcik. Tensioni në këtë proces u çlirua nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë. Tërmeti i dytë ishte një tërmet i shkaktuar nga i pari, me magnitudë 7.6. Një numër i madh pasgoditjesh filluan të ndodhin në zonë. Ky aktivitet tërmetesh vazhdon edhe sot. Është një aktivitet që ka gjasa të vazhdojë për mjaft kohë.
Ka shumë gjasa që dy tërmetet të kenë shkarkuar energjinë e tyre dhe të mos ndodhë një tërmet më i madh. Pritet një tërmet në Stamboll, por nuk ka asnjë lidhje me këtë tërmet. Ka një degë tjetër në jug të Hatajit, Elbistan, ka mundësi që të jetë aty. Ende nuk është studiuar ndikimi i këtyre 2 tërmeteve në rajon”, kadeklaruar ai.
Ndërkohë sa i përket dy tërmeteve shkatërrimtare, çlirimi i energjisë nga përplasja e pllakave tektonike është ekuivalenti me energjinë e 260 bombave atomike, ose shpërthimi i 5 milionë tonë dinamit.
“E shpreha këtë për të kuptuar magnitudën e tërmetit”, deklaron ai.