Live

Ekspozohen te dhënat e një banke në Brazil

22:07 / 26 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Një server i pambrojtur që i përket një ofruesi të shërbimeve financiare braziliane i janë ekspozuar të dhënat nga klientët e bankave të ndryshme lokale.

Këtë e kanë bërë disa eksperte të sigurisë kibernetike ” Data Group” te cilët kane zbuluar një dobësi(bug) ne një server. Ku ky grup arriti te zbuloj dhe madhësia totale të të dhënave të ndjeshëm te cilët në mund te gjendeshin në domenin publik e cila vlerësohet të jetë 250GB.

Edhe pse incidenti lidhet me më shumë se një bankë, një pjesë e madhe e dokumentacionit të ekspozuar lidhet me firmën vendase Banco Pan.

Të dhënat personale të ekspozuara përfshijnë kartat e identifikimit dhe të sigurimeve shoqërore, si dhe dokumentet e ofruara si dëshmi për adresën dhe formularët e kërkesës për shërbime të plotësuara nga klientët e vendosur në kryeqytetin Fortaleza, në shtetin brazilian të Ceará.

Në një deklaratë, Banco tregon se serveri menaxhohej nga një partner tregtar i bankës, i cili duket se ofron shërbime të tilla si kredi për pensionistët. Me tej ata shtuan se do të mirren masat e duhura nëse identifikohen keqpërdorimet e këtyre të dhënave. Dhe se siguria është një përparësi kryesore për firmën dhe se ajo është në përputhje me praktikat më të mira të mbrojtjes së të dhënave”.

Shpërndaje në

U Kopjua