Live

Ekstremisti grek ndalohet të futet në Shqipëri, do të shkonte në Bularat për 1 vjetorin e vrasjes së Kacifas

20:32 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri ka tentuar të hyjë në vendin tonë.

Vizita e tij ishte për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë.

Por Karathanos është ndaluar në kufi.

“Ai ka tentuar të hyjë. Ishte me dy persona, njëri prej tyre është deputet. Shoqëruesi dhe deputeti janë lejuar të futen ndërsa Karathanos jo,”- u shpreh Hoxha.

Ndër të tjera gazetari shtoi se listës me 61 persona nga Greqia që janë shpallur “non grata” në Shqipëri u janë shtuar edhe 15 emra të tjerë.

“Dokumenti i fotografisë thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqisë-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në bouliarátes për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin katsípha ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë.

Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uron të ketë një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët grekë nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë”, shkruan Karathanos në rrjetet sociale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...