Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se Arbnor Emini është zgjedhur kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Shtime.
Deputeti Reçica thotë se energjia dhe përkushtimi i rinisë do të jetësoj planin dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë me dinjitet dhe të zhvilluar.
Postimi i tij:
Në Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës në Shtime, me ç’rast kryetar u zgjodh Arbnor Emini.
Energjia dhe përkushtimi i rinisë do të jetësoj planin dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë me dinjitet dhe të zhvilluar.
Rinia është forca dhe e ardhmja e Partisë Demokratike të Kosovës.
Urime dhe shumë suksese!