Live

Elmi Reçica: Do të jetësojmë planin dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë me dinjitet dhe të zhvilluar

21:52 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se Arbnor Emini është zgjedhur kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Shtime.

Deputeti Reçica thotë se energjia dhe përkushtimi i rinisë do të jetësoj planin dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë me dinjitet dhe të zhvilluar.

Postimi i tij:

Në Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës në Shtime, me ç’rast kryetar u zgjodh Arbnor Emini.

Energjia dhe përkushtimi i rinisë do të jetësoj planin dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë me dinjitet dhe të zhvilluar.

Rinia është forca dhe e ardhmja e Partisë Demokratike të Kosovës.

Urime dhe shumë suksese!

Shpërndaje në

U Kopjua