Shërbimi i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, është pajisur me dy autoambulanca të reja.
Ky investim vjen nga komuna e Lipjanit të cilët thanë se përmes këtyre autoambulancave do të ofrohen shërbime më të shpejta shëndetësore në rastet urgjente.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni, ka thënë se do ta kenë prioritet sektorin shëndetësor në këtë komunë.