Live

Emergjenca e Lipjanit me dy autoambulanca të reja

18:41 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Shërbimi i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, është pajisur  me dy autoambulanca të reja.

Ky investim vjen nga komuna e Lipjanit të cilët  thanë se përmes këtyre autoambulancave  do të ofrohen shërbime më të shpejta shëndetësore në rastet urgjente.

 Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni, ka thënë se do ta kenë prioritet sektorin shëndetësor në këtë komunë.

Shpërndaje në

U Kopjua