Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur hipokrizi riemërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ia ka kujtuar Vitisë një deklaratë të dhënë i cili në nëntor të vitit 2021 kishte deklaruar se e ka përfunduar misionin e tij në Mininstrinë e Shëndetësisë, duke thënë se nuk kthehet më.
Kryeministri Albin Kurti, të hënë ka emëruar Arben Vitinë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Vitia ka qenë ministër edhe më herët në qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, por kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2021 nga pozita e ministrit për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale ku garonte për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, garë të cilën nuk e fitoi.
Në vendin e tij ishe emëruar ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. Në pas në këtë pozitë erdhi Rifat Latifi, por i njëjti dha dorëheqje duke e rikthyer Gexha-Bunjakun përsëri si ushtruese e detyrës për 79 ditë.