Live

Emigrantëve të paligjshëm në Amerikë do t’u merret ADN’ja

19:21 / 03 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Qeveria amerikane parashikon të marrë ADN-në e të gjithë emigrantëve të ndaluar, pas hyrjes së paligjshme në SHBA, bënë të ditur sot zyrtarët e administratës Trump.

Departamenti i Sigurisë së Brendshme (DHS) po punon mbi një program që mundëson marrjen e informacioneve gjenetike të këtyre emigrantëve dhe t’i regjistrojë në një bazë të dhënash nga FBI, quajtur CODIS, që klasifikon miliona profile të personave të arrestuar ose të shpallur fajtor për vepra penale ose krime.

Këto informacione mund të përdoren gjithashtu nga agjencitë e tjera për zbatimin e ligjit.

Drejtuesit e DHS-së, duke folur për gazetarët, theksuan se kjo politikë do të mund të japë për agjentët e kufijve një ide më të mirë për situatën e migrantëve të ndaluar.

“Kjo do të mundësojë përmirësimin e kapacitetit tonë për të identifikuar një person që hyn ilegalisht në vend”, deklaroi një prej zyrtarëve.

Kjo do të ndihmonte gjithashtu organizmat e tjerë.

Fakti për të marrë dhe ruajtur të dhënat e AND-së të personave të ndaluar, por jo të dënuar ka rritur zemërimin e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave qytetare.

“Qëllimi i mbledhjes së AND-së është të kalojë nga hetim kriminal në kontroll të popullsisë, gjë që bie në kundërshtim me nocionet bazike të lirisë dhe autonomisë”, theksoi në një komunikatë ACLU.

Për vitin fiskal 2018, më shumë se 396 000 persona janë ndaluar në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.

Shpërndaje në

U Kopjua