Live

Eminem flet për luftën e tij ndaj varësisë ndaj narkotikëve: “Muzika më shpëtoi jetën”

13:37 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Eminem mendoi se gjdo gjë ishte në rregull, para se mbidoznte në drogë në vitin 2007. Reperi, i cili u fut në “Rock & Roll Hall of Fame” të shtunën mbrëma, i kërkoi vajzës Hailie Jade Mathers t’i bllokonte veshët derisa fliste për luftën e tij ndaj varësisë.

“E kuptoj se çfarë nderi është tani të jem këtu sonte, dhe çfarë privilegji është të bëj muzikën që dua”, filloi fjalimin e tij të pranimit reperi, transmeton kosovalive.net.

“Muzika në thelb më shpëtoi jetën, do ta mbaj këtë sa me më pak dhimbje”. Ylli i “8 Mile”, 50 vjeç, Marshall Mathers, u përfshi me bashkëpunëtorin i tij , Dr. Dre, në ceremoninë e vitit 2022 të mbajtur në Los Anxhelos. “Për pak sa nuk vdisja nga një mbidozë në 2007-ën, gjë e cila nuk ishte në rregull,” vazhdoi ai.

Eminem nuk ka qenë i turpshëm për varësinë e tij ndaj Vicodin, Valium, Ambien dhe metadon, e cila filloi gjatë xhirimit të filmit gjysmë-autobiografik të vitit 2002 “8 Mile” “Ne po bënim 16 orë në shesh dhe kishte një dritare të caktuar ku duhej të flije. Një ditë dikush më dha një Ambien, dhe më vuri në gjumë, pastaj mendova se ‘Kam nevojë për këtë gjatë gjithë kohës’” tha ai.

“Dikur merrja narkotikë kudo që mundesha. Unë thjesht po merrja gjithçka që dikush po më jepte.” Në kohën e mbidozës së tij në 2007, ai ishte 104 kg.

“Kur dola nga rehabilitimi, më duhej të humbisja peshë, por gjithashtu duhej të gjeja një mënyrë për të funksionuar esëll”, tha ai për “Men’s Journal”.

“Kisha probleme me gjumin, kështu që fillova të vrapoj. Më dha një nivel të lartë të endorfinës natyrale, por më ndihmoi edhe të flija, kështu që ishte perfekt. Është e lehtë të kuptosh se si njerëzit zëvendësojnë varësinë me stërvitjen.”

Shpërndaje në

U Kopjua