Live

“Emri i lirisë është UÇK”, biznesmeni Visar Shaqiri organizon transport falas për pjesëmarrësit e protestës në mbrojtje të UÇK-së në Hagë

19:06 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Biznesmeni dhe humanisti Visar Shaqiri, i cili vepron në Londër ka ftuar shqiptarët, që më tre prill t’i bashkohen protestës në Hagë në mbrojtje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shaqiri do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit nga Gjermani deri në Hagë, shkruan Demokracia.com.

“Më 3 prill 2023 fillon gjykimi ndaj ushtarëve të UÇK.  Të bashkohemi dhe t’i përkrahim të gjithë. T’i tregojmë botës se lufta e UÇK ishte luftë për liri.”, ka bërë thirrje ai.

Shaqiri është shprehur se të gjithë shqiptarët duhet t’i përkrahin drejtuesit e luftës.

“Falë juve, falë cdo ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falë familje Jashari, Pajaziti e të gjitha familjeve që dhanë bijtë e bijat për lirinë që e gëzojmë sot, të bëhemi bashkë kudo që jemi dhe t’I mbrojmë ushtarët e UÇK-së. Kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë për të. Liria ka emër! Emri i lirisë është UÇK.”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...