Live

Ende pa kaluar një muaj, kjo është gjendja e rrugës në veri e shtruar nga Qeveria Kurti

17:00 / 22 Janar 2023

Nga Kosova Live

“Vazhdon shtrimi i rrugëve në veri të vendit. Si asnjëherë më parë po rregullohet infrastruktura edhe për qytetarët e asaj ane. #QeveriaKurti”, ishte njoftimi i zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka për një rrugë të shtruar në veri të vendit.

Mirëpo, ende pa kaluar një muaj kjo rrugë është dëmtuar, shkak vërshimet e fundit nga reshjet e shiut.

Kujtojmë se, pak ditë më parë disa komuna të Kosovës janë përballur me vërshime pas reshjeve të fundit të shiut.

Një ndër to, është edhe Komuna e Skenderajt ku u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe nesër nuk do të mbahet mësim në katër shkolla të kësaj komuna.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot komunën e Skenderajt dhe Mitrovicën ku tha se Ibri e Sitnica janë shndërruar në liqe, dhe ka rrezik për epidemi.

Shpërndaje në

U Kopjua