Ish-ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti, rrëfen një ngjarje rrëqethëse që lidhet me komandantin Mujë Krasniqi.
Në ditën kur iu gjet kufoma komandant Kapuçit, siç rrëfen Dërguti, ishte gjetur edhe ajo e ushtarit të UÇK-SË, Astrit Bytyçit.
Në letërnjoftimin e Astritit, ishte një letër me vargje rrëqethëse që sjell Dërguti në shkrimin e saj.
Postimi i plotë:
15 qershor 1999 (fragment nga ditari)
Kufomat e ushtarëve të komandant Kapuçit i zbuloi Sadiku. Ishin të dekompozuara. Identifikimi do të ishte i pamundur sikur të mos gjendeshin dokumente identifikimi ne xhepat e uniformës. Astrit (Gafur) Bytyçi kishte kokën e shkëputur nga trupi. Brenda letërnjoftimit ishte një copë letre me ca vargje, e ruajtur mrekullisht:
Ëndërr e trisht jeta
këtu midis shtëpishē të djegura
tërë blozë e hi
O, zot
në këmbë veç oxhaqet paskan mbetur
simbolikë e bardhë
si fundshpresa e njeriut n’agoni
Vlonë me 11.11.1998
Ora 12.40
Astrit Bytyçi