Live

Enver Hasani: Thaçi është i pastër si loti, e pamundur të shkarkohet

08:12 / 18 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani.

Hasani ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për deklaratat e partive të opozitës të cilat kanë deklaruar se do e shkarkojnë presidentin e tanishëm.

“Nuk është e mundur të shkarkohet Thaçi”, ka thënë Hasani.

“Është e pastër si loti. Kushtetuta e thotë me ligje se në cilat raste shkarkohet presidenti dhe është e pamundur të ndodhë, pasi presidenti nuk e ka shkelur asnjë ligj”

Tutje Hasani thotë se gjyqësori në Kosovë është ndër të më të pastërtit në rajon por ai fajin e lë tek organi i akuzës dhe policia.


Shpërndaje në

U Kopjua