Live

Epic Game’s goditen me padi për llogaritë e hakuara të ‘Fortnite

18:58 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Epic Games, krijuesi i video lojës Fortnite ’, po përballet me një proces gjyqësor nga lojtarët e saj për llogaritë e hakuara të Fortnite, duke akuzuar kompaninë se nuk ka arritur të ruajë masat e duhura të sigurisë dhe të njoftojë përdoruesit për shkeljen e sigurisë në kohën e duhur.

Procedimi gjyqësor, i paraqitur nga ‘Franklin D. Azar dhe Associates’ në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara në Karolinën e Veriut në emër të mbi 100 përdoruesve të prekur, pretendon se “përdoruesit e prekur të Fortnite kanë pësuar një humbje të konstatueshme në atë që ata kanë pasur akuza mashtruese të bëra për kartat e kredit rreth tyre.

Sipas procesit gjyqësor, Epic Games pranoi një cenueshmëri në sistemin e tij që lejonte hakerat të hynin në mënyrë të paautorizuar në llogarinë e lojtarëve dhe të blinin valutë në lojë duke përdorur kartat e tyre të kreditit ose të debitit.

Sipas tyre hakerat mund të kishin qasje në të gjitha kontaktet në lojë të viktimave dhe bisedat e mbajtura nga lojtari dhe miqtë e tyre gjatë lojës, të cilat më pas mund të abuzohen për të shfrytëzuar intimitetin e pronarit të llogarisë.

Sipas një raporti në BBC të botuar në fund të vitit të kaluar pas intervistimit të 20 hakerave, janë gjetur duke bërë mijëra paund çdo javë duke shitur llogari të hackuara Fortnite për shkak të popullaritetit të lojës që ka mbi 200 milion përdoruesit të regjistruar.

Shpërndaje në

U Kopjua