Sot do të zhvillohet ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.
Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, ku pas presidentes Vjosa Osmani dhe Ministrit Xhelal Sveçla, ka arritur edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Pjesë e kësaj ceremonie është edhe Rifat Jashari, i cili po qëndron krah krerëve të shtetit.