Live

Era Istrefi shfaqet provokuese në pozat e reja

09:38 / 18 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti.

Ajo ka realizuar projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku, teksa edhe prezenca e saj në mbrëmje muzikore ka qenë mjaft e madhe.

Era e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Live it up” publikoi disa imazhe mjaft provokuese për ndjekësit e saj në InsatStory.

Bëhet fjalë për disa poza ngacmuese, ku ajo shihet e veshur me një kostum të shkurtër me rombe, ndërsa vë në pah hiret e saj të trupit.

Pamja prej biondeje me baluke të lëshuara, i ka dhënë një dukje edhe më tërheqëse këngëtares Istrefi.

Shpërndaje në

U Kopjua